Për brazilianin Neymar gjithmonë ekzistojnë thashetheme dhe të fundit pohojnë se ai me shumë gjasa këtë verë do të largohet nga Paris SG. Për të thuhet se Real Madrid do të ‘hap thesin’, por së fundmi nga Anglia raportojnë për një interes edhe të Manchester United.

Vetë braziliani Neymar ka preferuar që të mos flasë për merkaton, duke theksuar se për të, në këtë moment më ë e rëndësishme ishte të përgatitej për Botërorin.

Në ceremoninë në të cilën ai u shpall lojtari më i mirë i kampionatit francez nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë, Neymar foli para gazetarëve duke theksuar se ishte mërzitur nga këto spekulime të vazhdueshme.

“Madrid apo United? Të gjithë e dinë se çfarë kam ardhur të bëj këtu, objektivat që kam. Objektivi im tani është Botërori. Nuk është koha për të folur për transferime, tani jam i mërzitur nga këto gjëra!”, ishin fjalët e futbollistit rreth kësaj teme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb