Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se nuk ka llogari në rrjetin social “Twitter”, pas raportimit nga disa media se do të shkarkojë nëpunësit e Klanit “Pronto”.

Një lajm i tillë doli i bazuar në tekstin e publikuar në llogarinë e hapur nga persona të panjohur në “Twitter”, në emër të ministrit Konjufca.
Në këtë shkrim thuhej se Konjufca ka nënshkruar një Udhëzim Administrativ për reduktimin e nëpunësve të ambasadave dhe konsullatave, sepse janë punësime të Klanit “Pronto”.

Glauk Ok
Glauk Ok

Mediat të ndryshme pa konfirmuar llogarinë kanë publikuar një lajm të tillë, gjë që e ka shtyrë ministrin të reagojë rreth llogarisë së rreme. “Sapo nënshkrova Udhëzimin Administrativ për reduktimin e nëpunësve të ambasadave dhe konsullatave, sepse siç të gjithë e dimë pothuajse të gjithë të punësuarit në këto poste janë punësime të klanit pronto”, thuhej në llogarinë e rrejshme në “Twitter”, në emër të Konjufcës.

Ky i fundit ka treguar se nuk ka llogari në “Twitter”, duke bërë thirrje që mediet të mos bien pre e këtyre profileve të rreme.
“Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj se unë nuk kam llogari në ‘Twitter’, as personale dhe as zyrtare. I lus mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ta shpërndajnë këtë njoftim dhe të ndihmojnë që publiku i gjerë të mos bjerë pre e profileve të rrejshme, të cilat hapen me qëllime të panjohura”, shkruan Konjufca.

Glauk 1
Glauk 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb