Shoqata Patriotike “Çamëria” ka festuar 31-vjetorin e krijimit të saj.
Në janar të vitit 1991 një grup patriotësh formuan shoqatën e parë patriotike në Shqipëri, shoqatën “Çamëria”.
Në këtë aktivitet Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, vlerësoi kontributin e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe figurave të saj, të cilët me pjekurinë e tyre shtruan udhën tonë si udhërrëfyes, për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë.

Idrizi u shpreh se Çamëria është ajo që plotëson identitetin Kombëtar. Ai gjithashtu theksoi se shoqata do të vijojë punën e saj për lartësuar të gjithë elementët e përkatësisë.

“Sot është dita të kujtojmë ato burra që kujtojnë çështjen Çame. Sot është dita të kujtojmë të gjithë kryetarët e shoqatës Camëria për të gjithë punën që bënë në momente shumë të vështira, Të vazhdosh punë për drejtësi të Camëria plotëson hartën identitare të kombit shqiptar.

Ne do të vijojmë të gjejmë dhe të lartësojmë ato elementë që na japin përkatësinë dhe solidaritetin’, tha ai.

Pjesë nga fjala e Shpëtim Idrizit:

Shumë më tepër se sa për të sjellë vlerat e Çamërisë ne na duhet Çamëria, Kosova, Shqipëria, na duhet flamuri, na duhet kombi si element përbashkues për të na bërë solidarë si shoqëri.
Ndaj kjo shoqatë ka bërë shumë dhe ka shumë për të dhënë dhe për të kuptuar, që kultura e shqiptarëve të Çamërisë, zakonet, doket, “gluha”( gjuha ) janë një pjesë shumë e rëndësishmë që gëlon nga lashtësia dhe tregon identitetin tonë si shqiptarë.
Më ka bërë përshtypje para disa kohësh që askush nuk e ngrinte zërin kur Greqia zgjeroi hapsirën detare me 12 milje ndaj shqipërisë, a thua kishin ndonjë oqean përpara dhe ndërkohë bëhej nami për “byftekun e Nusretit” që hanin këta në Dubai.
Ne si shqiptarë kemi ditur të respektojmë të drejtat e njeriut për çdo shtresë të margjinalizuar, por në 9 dhjetor, përveç deputetit të PDIU-së, nuk dëgjova askënd tjetër në parlament të kujtonte që kjo datë njihet si dita ndërkombëtare e gjenocidit. Politika shqiptare dhe mediat kujtohen për çdo padrejtësi, por vetëm për gjenocidin mbi shqiptarët e çamërisë nuk kujtohen, një detyrim që rrjedh edhe nga ligji I vitit 1994 që e njeh këtë gjenocid, por edhe nga miratimi i rezolutës për këtë çështje.
Prandaj ne nuk mund ta pranojmë as padrejtësinë, as harresën ndaj i bëj thirrje të gjithë Shqiptarëve, opinionit publik, mediave që nuk mund të heshtim më për çështjen çame, për ligjin e luftës, sepse nuk mund të falsikohet historia.
Ne kërkojmë një falje publike, por që kanë frikë ta bëjnë.
Ne përveç varrezave monumentale, ku prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë, do të ngrejmë një muze pranë varrezave të Kllogjerit, që çdo kush mund të shikojë historinë e shqiptarëve të Çamërisë. Ne gjithashtu do të riorganizojmë Shoqatën Çamëria, jam shumë i knaqur që këtë që po bëjmë t’ia transmetojmë brezave.
Në këtë aktivitet mbajti fjalën e tij edhe Liljan Idrizi, kryetar i komanduar Shoqatës Patriotike “Çamëria” i cili u shpreh se: “Çështja çame kërkon angazhim për faktin se është bërë betejë 30 vjeçare, e këto 10 vjetët e fundit kjo çështje ka rritur përmasat e saj. Ndaj bashkimi me të gjithë shqiptarët është një detyrim për mua personalisht për të bërë më të mirën për kauzën tonë”.

272864434 485153299844240 5796747404154696839 N

272900010 485151626511074 4072546126440177240 N

272843412 485152883177615 9034805259651491373 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb