Pas publikimit të lajmit dje se Ali Ahmeti mund të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të BDI-së, si dhe pasuesi i tij mund të jetë Artan Grubi, sot ka reaguar Grubi duke thënë se Ali Ahmeti mbetet i pazëvendësueshëm, shkruan GazetaExpress.

Deklarata e plotë e Grubit

“Në lajmin e publikuar për intervistimin e Kryetarit Ahmeti nga Haga dhe gjoja dorëheqjen e tij nga BDI nuk ka asgjë të vërtetë. Intervistimi i z. Ahmeti zgjat vetëm dy ditë dhe është në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa do të realizohet në Prishtinë në javën e parë të shtatorit.

Sa i përket tërheqjes, e përsëris, Ali Ahmeti është i pazëvendësueshëm për BDI-në dhe për shqiptarët, jo vetëm në Maqedoninë e veriut, por edhe në rajon dhe ai është kontribues kyç në stabilitetin, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb