NATO ka reaguar për raketat ruse që goditën territorin polak.

Një zyrtar i Aleancës tha se po shqyrtohen raporte dhe se vijon koordinimi me Poloninë.

“Ne po shqyrtojmë këto raporte të lidhura me një shpërthim në Poloni dhe po koordinojmë ngushtë me aleatin tonë Poloninë”, tha ai.

Të gjithë sytë janë drejt NATO-s për momentin, pasi Aleanca në vijimësi pretendoi se do të mbronte “çdo pëllëmbë” të territorit të saj nga agresioni rus në Evropë.

Rusia e ka mohuar sulmin e supozuar.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg pasi bisedoi me presidentin polak Andrzej Duda mbi shpërthimin, postoi në Twitter.
“Unë shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetës. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen,” thotë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: