SARANDE- Një 29-vjeçar është zhdukur në Sarandë, ndërsa mësohet se para se të largohej nga shtëpia iu ka thënë familjarëve se do të mbytet në det.

Personi i larguar është Blerim Dule, 29 vjeç. Policia e Sarandës prej ditës së djeshme ka vijuar punën në kërkim të të zhdukurit.

Ndërkohë, Policia në prani të familjarëve ka zhvilluar kërkime në det, por ende nuk ka asnjë shenjë për të zhdukurin nga Manastiri i Sarandës.

“BalkanWeb” ka mësuar se policia pas kontrollit në banesë e të riut ka gjetur pasaportën dhe celularin. Kjo duket se do të vështirësojë edhe më shumë gjetjen e 29-vjeçarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: