Historitë e dhunës ndaj grave nuk kanë fund. Ato shpesh here përfundojnë fatale, pasi gruaja arrin deri aty sa ekzekutohet nga dora e bashkëshortit. Sa e sa fëmijë kanë mbetur në mëshirë të fatit, pasi babai i tyre ka vrarë nënën.

Të tilla histori jo vetëm shkatërrojnë brezat, por mbeten një traumë e përjetshme që kurrë nuk zhduket. E tillë është historia ditën e sotme, ku një tjetër grua rrëfen vuajtjet dhe dhunën e një marrëdhënie, që edhe pse ka përfunduar, vazhdon të jetë kërcënim për të.

Gruaja kërkoi ndihmën e emisionit me “Zemër të Hapur”, pasi sipas saj, kërcënohet dhe përndiqet, edhe pse i ka dhënë fund bashkëjetesës.Por, nga ana tjetër, kjo është një histori çifti ndryshe, pasi edhe vetë burri, bashkëjetuesi, ka deklaruar dhe ka shprehur në media se është i pafajshëm.

35-vjeçarja nga Tirana rrëfeu në emisionin me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti se ndihet e tmerruar për vetë faktin se ajo pohon që ai shprehet se do ta djegë me benzinë.

35 vjeçarja: Jam dhunuar prej 7 vitesh, unë atë e kam njohur kur punoja kamariere aty u njohëm.Por ai më premtoi se do sillej mirë me mua, pasi kishte pasur një martesë të mëparshme me të cilën ishte divorcuar për shkak të dhunës që kishte ushtruar. Por edhe unë rashë në dashuri dhe mendoja se mos ndryshonte, ai ka goditur edhe ish gruan e tij me 3 thika sepse nuk i lejoi të takonte fëmijën. Unë kam humbur 4 shtatzëni për shkak të dhunës që ai më dhunonte. Më ka shfrytëzuar nga ana ekonomike dhe më ka zhveshur lakuriq duke më nxjerr në rrugë. Qëndrova jashtë portës lakuriq ishte ora 2 e natës, më ka mbyllur në bodrum, ai më ka masakruar. Ky më ka dhunuar barbarisht, ai më kërcënonte që do të vras njerëzit dhe ua thoshte edhe në telefon. Ky është person i rrezikshëm, njeri problematik. Edhe pse më dhunonte unë mendoja që do ndryshonte dhe e falja nga dita në ditë. Ai pinte alkool dhe vetëm më dhunonte. Ai pasi më kishte dhunuar thoshte “Ç’bëra unë që të qëllova” Unë dua të më mbroni pasi jam e rrezikuar nga jeta për shkak se ai ka dal tashmë nga burgu. Ju lutem më ndihmoni sepse kam frikë, kam shumë tmerr nga ai person, pasi ai thotë që do më djegë me benzinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb