Gazetari Alfred Lela tha në emisionin “Real Story”, në News24, se paketa antishpifje e qeverisë është një ligj anti fjalës së lirë, anti-media. Sipas tij, ky ligj është një mekanizëm kontrollues, një shkop.


I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, se për kë është ky ligj, për gazetarët apo për portalet, Lela tha se nuk e ndan dot, pasi edhe ai vetë ka portal.


Pjesë nga diskutimet në studio:
Lela: Shqetësimi im është se ne jemi një shoqëri ende e pastërvitur, edhe mediatikisht, edhe politikisht, edhe kulturalisht. Do më hidhen në fyt si gazetar politik, por duhet ta them që ky ligj ka anti-fjalë e lirë, anti-media.
Balla: Ti ke frikë si gazetar?
Lela: Jo nuk kam.
Ardit Rada: Mediat që flasin për censurë kërkuan gjendjen e emergjencës, kur vetë emergjenca është censurë.
Balla: Kam përshtypjen se është injorancë.
Lela: Një shqetësim kam, fryma e ligjit më bën të mendoj se është një mekanizëm kontrollues, një shkop, është dhe një karotë…
Balla: Për kë, për portalet apo gazetarët?
Lela: Po nuk e ndaj dot, se unë dhe ti kemi portale.
Balla: Nuk jam dakord, se ne kemi bërë gazetari.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb