Ish-deputeti Eduard Ndocaj është përfshirë në një incident me policinë, ndërsa është shoqëruar në komisariat.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Fishtë të Lezhës, teksa pritet të përurohet shtëpia e poetit Gjergj Fishta. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se ish-deputeti kauboj është futur në furgonin e policisë forcërisht me argumentin se nuk ka pasur ftesë për ceremoninë në fjalë ku i ftuar është dhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, Ndreka raporton se edhe banorët e zonës nuk janë lejuar që të marrin pjesë në këtë ceremoni po ashtu dhe mediat.

  • foto galeri

Me rastin e 149 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës (Zef Ndokë Simoni), sot në fshatin Fishtë, do të përurohet Shtëpia-Muze, ku banoi poeti Kombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb