Një dit pas publikimit zyrtar të emrave për deputetë në 12 qarqet e vendit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë në terren dhe zhvilloi takime me banorët e biznese në Kamëz.

Teksa shpërndante fletëpalosjet për qytetarët, ku shpjegonte 5 pikat e programit të LSI, Kryemadhi u ndal tek një qytetare. Qytetarja i tha me humor se a i ka sjellë lekë, ndërsa shefja e LSI, u shpreh se ka ardhur për të prezantuar programin, ndërsa shtoi se paratë i ka marrë të gjithë kryeministri Edi Rama.

Banorja: Do na japësh ndonjë lek?

Monika Kryemadhi: Lekë s’ka, i ka marrë Edi Rama, ne po iu sjellim programe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb