Kryeministri Rama nuk i ka kursyer batutat dhe ngacmimet me gazetarin Lela pasi ky i fundit uli pantallonat live gjatë emisionit “Real Story” në News 24, për të treguar shenjat e dhunës.

Edi Rama: Unë garantoj që Alfred Lela kur të bëhet teatri i ri do ndjehet shumë mirë që do futet aty me ato shamitë, papionet, se i ka qejf, ato pantallont që kur i ulu nuk i dukeshin bukur, pori zgjedh të bukura.

Ndërsa gazetari ndërhynte, Rama shtoi: Maksimumi do na tregosh rripin e pantallonave herë tjëtër…”

Alfred Lela: I kisha marrë masat

Edi Rama: Po e pashë, ishe mbuluar mirë

Kryeministri po ashtu tha se kishte marrë mesazhe e telefonata nga jashtë që i kishin kërkuar falje pse mendonin më herët që teatri s’duhej prishur.

“Kam marrë mesazhe nga jashtë që kur e kanë parë godinën janë habitur dhe më kanë pyetur: Ky është teatri apo janë fakë të shpërndara? Më mori në tel dhe të kërkoi falje ai, se mendonte që ishte dicka tjetër teatri”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb