Emisioni ‘Open’ ku u fol për Portin e Durrësit u zhvillua me debate mes të ftuarve.

Ka qenë analisti Fatos Lubonja i cili ka kundërshtuar plotësisht marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Ndërsa nga ana e tij analisti Artur Zheji ka mbajtur një qëndrim më të pranueshëm lidhur me këtë marrëveshje.

Pjesë nga debati: 

Rakipllari: Një shtet normal demokratit, ‘thotë unë bëj garë të hapur ndërkombëtare’. Nëse është vetëm kjo marrëveshje që është nga kjo, ta fitojë kjo. Janë dy momente, transparenca se si vepron një shtet demokratik, dhe vizioni është gjë tjetër. Bëj garë të hapur.

Hila: Po gjej një tjetër. Nuk bëhet me garë se ke futur edhe ti aksionet e tua. S’ka ardhur asnjë.

Rakipllari: Shteti i korruptuar, ndaj nuk ka ardhur asnjë. Shteti nuk mund të jetë operator ekonomik, por është rregullator dhe bën procedura transparente. Shteti bën pallate, është operator ekonomik për të bërë pallate në Durrës?

Hila: Ky është turizmi që sjell paratë.

Lubonja: Sot qenka rëndë fare. Do të ngelesh në histori. Unë jetoj këtu ku jam, s’po përdor fjalën Mercesez Benz, por parajsë e  turizmit që është Toskana…Po të vish këtu në Toskanë ai bregdeti që ne e kemi mbushur me pallate në shumë zona ka vetëm pyll si ka qenë Durrësi si dikur. Ata gjermanët e Mercedezit , kur vijnë bëjnë atje turizëm nuk shkojnë me Mercedez deri ke deti.

Zheji: Al abbari është gjeni…

Lubonja: As nuk e njoh dhe nuk dua ta di. Në ato vende ku theren gazetarë copa-copa , e dini ju…

Hila: Ç’lidhje ka ky?

Lubonja: Po i marr si vende…Mos ngel tek detaji, por kupto konceptin. Ajo botë nuk mund të jetë model për shqiptarët. janë vende ku shkojnë njerëzit më të pasur ku duan të duken, por nuk kanë lidhje me shqiptarët dhe kulturën europiane. Por këtu i janë shpëlarë trutë shqiptarëve me Edi Ramën në krye, dhe nuk shohin qytete historike , por këto që shohin në rekale, Një port me jahte , luksoze në vendin më të varfër të Europës është turp i madh…Uroj të mos dalë edhe Zheji të thotë është Britania çmendi

Zheji: Kjo që thua ti është e turpshme se po të respektoj mendimin. Mos u mbivendos tani se më lodhe. Përse i ngatërron letrat në tavolinë. Nuk po merremi me kontratën, po flasim për aktmarrëveshje. Ai është shalqi me provë zotëri di të bëjë turizëm elitar. Mos bëj krahasime, ku ta gjejmë të kemi Toskanën. S’po kuptoj çfarë po thua…Unë qef nuk i kam, por të pasurit nuk i urrej.

Lubonja: Po pse modeli i Arabisë Saudite, apo i Emirateve të Bashkuara, ai është modeli?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb