“Boll me tradhtitë dhe thikat pas shpine ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Rikthehu në vendin tënd, se ky vend të rriti.”. Ky ka qenë mesazhi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, drejtuar kryeministrit Edi Rama, teksa flet për ‘thika pas shpine’ që ky i fundit po i drejton sipas saj Kosovës dhe Shqipërisë.

Nga takimi me strukturat e LSI-së në Elbasan, Kryemadhi tha se ky vend kontribuoi për shkollimin dhe ekspozitat e Ramës, ndërsa shton se kryeministri rrezikon të mbetet pa Atdhe dhe pa fe.

“Sot nga Elbasani i bëj thirrje jo vetëm Edi Ramës, por edhe sponsorizuesve të Edi Ramës, boll me tradhtitë e thikat mbas shpine ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, rikthehu në vendin tënd, sepse ky vend të rriti, pagoi pafundësisht për shkollën tënde, për karrierën tënde, për ekspozitat e tua. Duaje vendin tënd, sepse ky vend të do. Në të kundërt nuk do të dojë asnjë njeri tjetër dhe do të ngelesh pa dhe’ dhe pa fe.

Faleminderit! Zoti ju ruajt ju, Zoti i ruajtë shqiptarët dhe mbi të gjitha Zoti të na ruajë të rinjtë dhe të rejat e t’ju japi besimin forcën dhe shpresën për t’u kthyer në Shqipëri. Ne kemi nisur edhe iniciativën me të gjithë rrjetin e të rinjve dhe të rejave, të cilët studiojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë për të krijuar një sistem që ti rikthejë në Shqipëri për të kontribuar dhe për të dhënë vlerat e tyre në vendin e vet. Vetë në këtë mënyrë, ky vend mund të ngrihet. Me të rinjtë dhe të rejat tona që janë në të gjithë botën të shpërndarë, me ata që po sakrifikojnë , jetojnë, punojnë dhe shkollohen këtu, të krijojmë Shqipërinë që meritojmë, të krijojmë Shqipërinë e begatë, të krijojmë atë Shqipëri, atë zonjë të rëndë që e kanë pasur zili të gjithë.
Zoti ju ruajt!”, -tha Kryemadhi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb