Ashtu siç ishte parashikuar, bojkoti i Superligës vijon, për sa kohë nuk ka një reagim nga ana e qeverisë në lidhje me kërkesat e tyre të bëra publike kohë më parë, të shpjeguara dhe të argumentuara në mbledhjes e radhës, të shtunën, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FSHF-ës, Armand Duka. Liga e Profesionistëve djeg edhe javën e tretë, sërish duke protestuar në fushë, por këtë herë së bashku me ta ishin edhe lojtarët e akademive. Në deklaratën e Ligës, të lexuar nga kapitenët, bëhet e dituar si do të vijojnë të protestojnë duke shpresuar në një reagim të shpejt dhe pozitiv nga ana e qeverisë:

120354672 125379129300516 7319867988166069631 O
120354672 125379129300516 7319867988166069631 O

Ne, futbollistet e skuadrave të Kategorisë Superiore vazhdojmë protestën tonë në mbështetje të katër kërkesave të Ligës Profesioniste të Futbollit, drejtuar qeverisë shqiptare.
Së bashku me ne në këtë protestë sot janë bashkuar edhe futbollistet e rinj të akademive, që janë e ardhmja e futbollit. Të gjithë së bashku duam që zëri ynë të dëgjohet për të siguruar një të ardhme sa më të mirë për lojën tonë të dashur, futbollin.
Ne jemi të bindur që kërkesat drejtuar qeverisë janë rruga e shpëtimit për futbollin dhe sportin në përgjithësi. Vetëm kështu mund të shpresojmë në një të ardhme më të mirë.
Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin, sepse besojmë se sporti është lënë në harresë ndër vite. Dhe si një e mirë publike, të gjithë politikanët duhet t’i kthejnë sytë nga sporti. Presim sa më shpejt një reagim pozitiv nga ana e qeverisë për të ardhmen e sportit në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb