Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon intervistat me tre kandidatët për kryetar të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Pas Altin Dumanit, procesi i intervistimit ka vijuar me kandidatin e dytë, Arben Krajën, i cili prezantoi planin e tij, nëse zgjidhet drejtues i SPAK.

“Do të paraqes në mënyrë të përmbledhur vizionin tim për drejtimin e SPAK. Jam i ndërgjegjshëm për punën që na pret për ngritjen dhe efektivitetin e kësaj strukture.
Vlerësoj KLP për mënyrën profesionale dhe transparente në përzgjedhjen e prokurorëve për SPAK dhe sot për garën për drejtuesin e SPAK. Kam eksperiencë drejtimi, e cila garanton suksesin tim në drejtim të institucionit.

Drejtuesi do të ketë eksperienca menaxheriale, njohuri administrative, financiare. Kam bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për draftimin për sekuestrot parandaluese, imuniteti i zyrtarëve të lartë. Kërkoj besimin e KLP për të drejtuar këtë institucion të ri, ku të vë në praktikë aftësitë e mia drejtuese. Kam punuar me asistencën ndërkombëtare për draftet e para për funksionimin e SPAK dhe ngritjen e BKH”, tha Kraja.

Pyetje-Përgjigje:
Kraja: Publiku te informohet ne kohe per fillimin e hetimeve dhe per rezultatet e hetimeve.
Ibrahimi: Mendimi juaj per strukturen e SPAK pertej parashikimeve qe ka ligjit?
Kraja: Do te kemi 2 seksione: kunder krimit te organizuar dhe kunder korrupsionin te zyrtareve te larte.
Balla: Si do te evitoni ju fakti se jemi pjese e nje shoqerie te cogel kur te gjithe njohin te gjithe. Si do te perballoni kete presion?
Kraja: Kemi deshtuar ne ndeshkimin e korrupsionit ne nivel te larte ose krimit te organizuar. Situata eshte shqetesuese. Nga pamja ligjore jemi te mbrojtur duket zbatimi korrekt i ligjit ne praktike. Pavaresia e prokuroreve do te garantoje suksesit e ketij institucionit.

Vatë Staka: KLP ka emeruar 8 prokurore ne SPAK. Si do te plotesoni dy vende te tjera?
Kraja: Nga 15 prokurore qe ka caktuar KLP per nisjen e SPAK kemi vetem 8. Kemi 2 mundesi ligjore per plotesim: drejtuesi mund te caktoj nje prokurr te perkohshmen qe ploteson kriteret per te ushtruar veprimtari ne SPAK. E dyta, drejtuesi i SPAK mund te kerkoje PP prokurore per nje detyre specifike ne SPAK. E treta eshtw shpallja w vendeve vakante ne spak nga KLP.
Staka: Cfare do te beni ndryshe tani nga menyrace drejtimi qe keni pasur ne te kaluaren?
Kraja: Tashme cdo gje eshte paracaktuar ne ligj. Sot SPAK ka kompetencat e qarta ligjore. Do te doja te isha me agresiv me kerkues ne punën time.

Bazaj: A i plotesoni ju cilesite e nje burri shteti?
Kraja: Mendoj se jam i pershtatshem per kete pozicion sipas kritereve qd Keshilli ka shpallur per kete pozicion
Nurihan Sejti: Si do te realizoni bashkepunimin me klleget tuaj qe vijne nga Krimet e Renda. Ju jeni i vetmi qe vini ng prok e pergjithshme.
Kraja: Kam kontakte me te gjithe koleget e SPAK pavaresisht nga ku vijne. Une vleresoj kapacitetet profesionale dhe njerezore te secilit.
Besnik Cani: Cila do te ishte panorama qe dk te keni ne mendje kur te mbarje mandati i pare 3 vjecar?
Kraja: Do te doja nje strukture e plotesuar, funksionale dhe me rezultate te prekshme para opinionit publik.

Sander Beci: Pertej percaktimit ligjor poziten e drejtuesit?
Kraja: Une e konsideroj vetem ne nje nivel me koleget e mi. Drejtuesi ka detyrime dhe pergjegjesi per funksionimin eficenf te institucionit. Do te jemi nje grup kompakt, nje strukture e vetme bashkepunuese kh respektojme pavaresine e vendimarrjen e secilit.
Michel Lacomy OPDAT: Keni permendur punen qe keni bere. Sipas eksperiences tuaj si e shikoni bashkepunimin midis prokuroreve dhe hetuese te SPAK.
Kraja: Gjithe struktura e hetimit do te funksionoj si nje ne drehtimin e prokurorit te ceshtjes. Parimi do te jete pune ne grup ne nje sistem kur cdo halke ka kontributin e vet per suksesin e nje çështje.
Perfaqesuesia EURALIUS: Drejtuesi do te hartoje buxhetin e SPAK dhe ta mbroje ne Parlament. Cilat jane nevoja qe ju do te nenvizoni si imediate per tu financuar pavaresisht vullnetit te Parlamentit?

Kraja: Drejtuesi ka mundesi te mbroje para institicioneve buxhetin. Me argumentet e nevojshme, drejtuesi ka rolin per te mbrojtur te gjitha nevoja operacionale te struktures, investime ne infrastrukturen e nevojshme per hetime. Brenda 6 muajve te para do te ngrihet qendra e pergjimeve dhe do te kerkoje financim te rendesishem
Buxheti i shtetit ka parashikuar per 2020 nje fond per rreth 100 punonjes apriori, investime etj.
Ibrahimi: Niveli i pagave per prok te SPAK, KLP ka kerkuar shtetit nje rritje per 20% per ta.
Kraja: Struktura e nivelit te pagave per SPAK duhet rregulluar me ligj, jo me VKM.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: