Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatit të tij për bashkinë e Lushnjës për zgjedhjet e 14 majit se ish-kreu i PD Lulzim Basha “u kap” nga Edi Rama përmes një dosjeje e cila e rrezikonte Bashën me 6 vite burg.

Berisha deklaroi se do të publikojë raportin mbi financimet në Partinë Demokratike, ndërsa tha se përveç 25 mijë eurove nga kontot e partisë, 700 mijë euro të tjera nuk kanë lidhje me këtë forcë politike dhe se janë përgjegjësi e “Lulzim Bravës” sipas tij.

Ai shtoi se me këtë dosje kryeministri Rama e “futi në xhep” Bashën, ndërsa vijoi duke thënë se ka fakte edhe kundër Enkelejd Alibeajt, i cili tanimë mban logon e Partisë Demokratike.

“Këto zgjedhje janë të një rëndësie politike të jashtëzakonshme për vendosjen e pluralizmit. Po nuk e vendosëm çatia e këtij vendi do na zërë të gjithëve. Ndaj dhe ne të bashkuar duhet të bëjmë gjithçka për të shndërruar 14 majin në ditën e kthesës së historisë.

A mbahet kryeministër një njeri që jo vetëm blen në 4 anët cilin të mundet në vend, por blen kryezbuluesin e SHBA-ve si vrasës me pagesë ndaj opozitës. Unë i them këtij faqeziu se historia nuk do ta falë kurrë këtë akt. U bë famëzi para botës. Dje i thoshte gazetës më të madhe në Europës se po e bëjnë kokë turku, ti nuk po shkon si kokë turku por si tradhtar i pabesë dhe njeri që korrupton. Ke shkelur çdo kod dhe duhet të përfundosh si McGonigal-i.

Kjo fushatë ka një specifikë, ne hyjmë në këtë fushatë totalisht duke na konfiskuar ato që meritojmë dhe që na njeh kushtetuta. Rama konfiskoi logon e partisë. Lidhjet e tyre janë lidhje krimi. Lidhjet e krimit janë më të tmerrshmet, të tilla janë ato të Ramës me Lul bravën dhe Alibashën.

Atë e ka kapur me dosjen e larjes së parave dhe i tha se je 6 vite në burg sepse janë 700 mijë euro. Auditet kontrolluan, nesër bëj publik raportin. Përveç 25 mijë eurove nga kontot e PD-së, 700 mijë eurot s’kanë lidhje me PD-në, janë përgjegjësi e Lulzim Bravës. Edi Rama me këtë e futi në xhep. Ai tjetri që noton mes dy Taulantëve ka problemet e veta, por do vijmë dhe aty.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: