Mungesa e Beatrix në “Big Brother VIP” dhe mërzitja e Donaldit është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, por edhe mbrëmë brenda shtepisë më të famshme në Shqipëri.

Jo vetëm ish-konkurrentët, që i thanë Donaldit se së shpejti do të sqarohen dhe pajtohen por edhe vetë banorët janë të mendimit që situata do të qetësohet.

Megjithëse Einxhel nuk desh ta diskutonte në emision, më vonë ajo diskutoi me Donaldin dhe Beniadën për atë që ndodhi.

“Këta do të dalin jashtë dhe do të sqarohen dhe asaj do ti ngelë pishman që nuk ka ardhur”, tha moderatorja për Beatrix.

Kjo e fundit ka marrë vendimin të largohet nga Shqipëria për disa ditë jashtë, ndërsa ende nuk dihet se kush e shoqëron dhe ç’destinacion ka zgjedhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb