Pavarësisht kritikave dhe komenteve negative, duket se Ronela Hajati do të marrë pjesë përsëri në Festivalin e Këngës.

Kështu ka lënë të kuptohet vetë Ronela, nëpërmjet një statusi në Twitter.

“Po sikur?”-shkruan Ronela Hajati dhe kaq mjaftoi që ndjekësit e saj të shpërthejnë në komente, duke e lidhur këtë status me pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës.

Disa nga komentet e ndjekëse:

“Do futesh në Festivalin e Këngës përsëri”

“Ronela do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës, do të shkëlqejë dhe do të fitojë përsëri. Dhe kësaj here do të fitojë edhe Eurovisionin.”

“Do marrësh pjesë në FK dhe do të fitosh përsëri”

Pavarësisht ndjekësve të cilët janë të gjithë në të njëjtin mëndim, vetë Ronela ka preferuar të mos iu përgjigjet dyshimeve të tyre. Ronela Hajati i shpall fituese e Festivalit të RTSH-së këtë vit, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”. Këngëtarja nuk arriti të shkonte deri në finale, madje performanca e saj u kritikua shumë në rrjet.

Panorama Plus 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb