THUMANË

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet në Thumanë për 3 mijë e 400 banesat e reja individuale për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama tha se deri në fund të vitit të ri duhet të kenë përfunduar shumica e banesave idnividuale pavarësisht se doli armiku i ri COVID-19.

Po ashtu kryeministri paralajmëroi se në Thumanë dhe kantieret e tjera të rindërtimit do të punohet me 3 apo 4 turne.

ARBEN AHMETAJ: Janë disa shtëpi që nuk janë për t’u prishur por do kompensohen me metra katrorë të plotë

EDI RAMA: Janë për t”u prishur nga pikëpamja…

ARBEN AHMETAJ: Janë pjesë e zhvillimit të detyrueshëm

EDI RAMA: Tani i kemi të gjitha gati

ARBEN AHMETAJ: 3400 njësitë individuale kryeministër do të kenë edhe shoqëruar infrastrukturën përkrah, banesa individuale të përqëndruara

EDI RAMA: Sa e kemi si plan për të mbaruar?

INXHINIERI: Deri në fund të vitit të kemi mbaruar të gjitha banesat individuale. Infrastruktura ecën paralel me banesat.

EDI RAMA: Pavarësisht se na doli ky armik po do bëjmë çmos që ta çojmë drejt vitit të ri me sukses. Do punojmë ditë e natë, me 3-4 turne, nuk e di.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb