Minstrja Elisa Spiropali e ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News24 ka thënë se tubimi i Metës më 2 mars është për të goditur procesin e negociatave.

Në mars thotë Spiropali do të vendoset për negociatat e Shqipërisë dhe sipas saj Meta do nxjerrë qytetarët në rrugë në një protestë të dhunshme.

”Për ne nuk përbëjnë asnjë çudi të gjitha këto reagime sepse presidenti Ilir Meta e ka treguar vijimësisht kudnërshtinë e tij dhe ka qenë koherent në këtë pikë ndaj çdo hapi të mirë për reformën në drejtësi. çdo happ që hidhet drejt instuitucioneve të reja has në kundërshtime të tij.

Ai si kryetari i Kuvendit atëhere pati një sulm dhe kundërshti për Reformën në Drejtësi kur sulmoi partnerët ndërkombëtarë. Ata e dinë çfarë hoqi me sulmet. Vazhdojmë me vettingun. Kur procesi i vettingut filloi pastrimin e pallatit të drejtësisë, ishte Meta që e quante procesin anti- kushtetues.
Isha një nga firmëtaret e para që kërkova shkarkimin e Presidentit Meta, sepse ai po e turpëron atë institucion. Vazhdojmë me zgjedhjen e Prokurorit të Pëgjithshëm të Përkohshëm, ndëkrombëtarët e mbështetën, Meta tha është anti- kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese hasi në ngërç, pasi Meta zgjodhi jashtë radhe një anëtare e cila është afër opozitës. Nuk zgjodhi Arta Vorpsin të parën, por zgjodhi një zonjë e cila është e njohur për lidhjet e saj me opozitën.

Tani që ngrihet SPAK dhe BKH ka dalë nga binarët. Nuk e dimë arsyen se pse Presidenti përdor këtë gjuhë. Kushtetuta e thotë qartë që ne jemi republikë parlamentare. Republikën parlamentare ne do e mbrojmë me çdo mënyrë .

Nuk mund të rri pa reaguar kur Meta zgjedh në kohë të tillë të sulmojë. Për t’u a hequr shqiptarëve për t’u hequr atë pak gëzim. Për të nxjerrë sërish njerëzit në rrugë dhe për të goditur në zemër të saj procesin e çeljes së negociatave. Ka zgjedhur pikërisht 2 marsin për të zgjedhur njerëzit në një protestë të dhunshme. ”- tha Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb