TIRANE- Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar lidhur me deklaratën që bëri mbrëmë ish-kryeministri Sali Berisha se armën në 21 janar mund ta shkrepte edhe dora e tij. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Koçi e cilësoi Berishën një vrasës gjakftohtë.

“Berisha: Do ta qelloja dhe vete me snaiper Edi Ramen ne 21 Janar. Petro Koci: Berisha eshte nje vrases gjakftohte i demokracise ne Shqiperi. Keshtuqe per te vrare njerez e ka me te lehte. Eshte formuar ne shkollen” Ne njeren dore kazmen, ne tjetren pushken”, pra shkaterro dhe vra! Me kete deponim publik ka pranuar se urdherin per te qelluar mbi demostruesit e paarmatosur ne 21 Janar e ka dhene ai vete”, shkruan Petro Koçi.

Përballë Sokol Ballës, Berisha tha mbrëmë se garda zbatoi rregulloren, pasi Kryeministria po sulmohej. Po ashtu ai pohoi se nëse nuk do të kishte qenë Garda, mund të kishte qenë dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.

“Nuk kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”, tha Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: