Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, në vigjilje të “El Clasico”, u pyet në lidhje me të ardhmen e tij.

Tekniku italian ishte i prerë në këtë pikë, dëshira e tij është të qëndrojë në krye të Realit, por kjo nuk varet vetëm nga ai:

“Këto janë zgjedhje që i takojnë klubit, nëse do të ishte për mua, do të qëndroja përjetësisht këtu, kjo është e pamundur, por unë do e dëshiroja. Klubi do të vendos në fund të këtij sezoni, shpresoj shumë që të qëndrojë”, u shpreh Ancelotti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb