E nisur rreth orës 17:00 , qytetarët zhvilluan protestë para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve .

“Fike, fike”, ishin thirrjet e qytetarëve të cilët kërkonin nga shoferët e automjeteve t’u bashkoheshin protestës.

Qytetarët janë shprehur se kjo protestë do të vazhdojë deri sa të marrin një përgjigje.

“Taksa të shtrenjta, naftë e shtrenjtë, çmime të shtrenjta”, u shpreh një tjetër qytetar .

“Ulni taksat”, ishte një tjetër thirrje e protestuesve.

“Po na pinë gjakun e fëmijëve, turp të kenë. Nuk jemi me politikë duam bukën e gojës. Të zhduket Edi Rama se na ka lodhur…Do qëndrojmë këtu deri sa Rama të mos na pijë gjakun e fëmijëve. Po na shkon thika te fëmijët sepse vetë kemi mbaruar. Gënjejnë çdo ditë në Parlament”, tha një tjetër qytetar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb