Të bërit vaksina është një eksperiencë e sikletshme dhe e frikshme njëkohësisht. Shumë njerëz, stepen të ndërmarrin një hap të tillë nga frika që kanë. Mirëpo, për të frenuar pandeminë e COVID-19 po kërkohet që qytetarët të vaksinohet.

Një i ri, ka vendosur të aplikojë një vaksinë anti-covid, por njëkohësisht ka tepër frikë.

“Daily Mail” ka publikuar pamjet, ku shihet një infermiere teksa përgatit procedurat, për të vaksinuar në krah burrin, por ky i fundit, edhe pa u ngulur shiringa, nis e të bërtasë.

Ndërkohë të gjithë të pranishmit që po prisnin për t’u vaksinuar s’mund t’i mbanin dot të qeshurat.

Pas shumë përpjekjesh, burri vendos të bëjë vaksinën, e për këtë ai pranon ovacionet dhe duartrokitjet e të pranishmëve. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: