Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot përvjetorin e shembjes së Murit të Berlinit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, kreu i shtetit theksoi se çdo mur që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet.

MESAZH I METËS
Çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet!
Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim!
Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës!
Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit! ?????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb