Këngëtari i njohur Gjergj Leka, ka treguar se ka dy synime kryesore për 2022.

Ai është shprehur se fillimisht do të argëtohet sa të mundet pasi ka dy përvjetore të rëndësishme personale e artistike.

Ndërsa synimi i dytë i tij sërish ka të bëjë me punën, por ka thënë se është i rezervuar nga admiruesit e tij.

Unë e kam shumë të thjeshtë dëshirën për këtë vit që vjen. Unë bëj 60 vjeç, por edhe 40 vjet karrierë kështu që do të bëj qejf, do t’i luaj fenë. Këtë vit do të realizoj të gjitha ato gjëra që nuk i kam realizuar as me ato dy gratë e para që kisha, do t’i realizoj me të tretën, me Erin. Këtë vit do bëj me gjithë mend çfarë të më dojë zemra e çfarë të më dojë shpirti pas 40 vjetësh karrierë”, tha Gjergj Leka në emisionin “Rudina” gjatë puntatës së 1 Janarit.

Po ashtu ai është shprehur se do të shëtisë në në gjithë vendin.

Pra është koha për të shijuar jetën, jo më vetëm punë?

Gjergj Leka: Do shijoj jetën në maksimum, 365 ditë. Unë e kam qejf edhe punën, programet që bëj i kam me pasion, por do të plotësoj shumë dëshira.

Udhëtime, me siguri?

Gjergj Leka: Udhëtime kam bërë shumë, nusja nuk ka bërë, do të bëj udhëtime.

Tjetër?

Gjergj Leka: Pastaj kam në vazhdën e koncerteve, por nuk e them idenë. Do bredh Shqipërinë meqë ka 40 vjet që më duartrokasin me një spektakël shumë të veçantë. Janë 8 spektakle që i kam mbyllur që në Nëntor komplet, në 8 mrekulli shqiptare. Kaq./tvklan/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: