Nuk kanë mundur dot të udhëtojnë për në Stamboll për të ndjekur finalen e madhe të UEFA Champions League, por ata do ta shikojnë sfidën nga San Siro.

Siç raporton edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport, rreth 45 mijë tifozë të zikaltërve do të jenë të pranishëm në tribunat e “Meazza” për “betejën” Inter-Manchester City.

Spektakël ngjyrash nga zikaltërit, teksa pas pak orësh pritet të publikohen edhe pamjet e para nga stadiumi i tejmbushur. Kujtojmë që takimi do të luhet në Stamboll, në stadiumin “Ataturk”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: