TIRANE

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka ndarë me ndjekësit në facebook, mesazhin e mbesës së tij, e cila jeton në Itali.

“Kjo eshte Mila, mbesa ime, ose ndryshe biri i xhyshit. Per gjyshin e saj dhe per te gjithe ne ajo ka kete mesazh, “Do shkoje mire. Pak durim. Por me shume kujdes!” Zemra e xhyshit edhe keto dite me ndodhet prane edhe pse fizikisht eshte atje, ne ballkonin e shtepise se saj ne Milano, ne qendren e coronavirusit, duke dashur t’ju jape kurajo gjithe gjysherve per t’ja dale, duke bere kujdes, e duke mos pasur panik. Duke bere dhe pak durim.” Shkruan Pipero, bashkëngjitur fotove.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb