Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe këtë opozita do ta bëjë të realizueshme në bashkëpunim me popullin e Shqipërisë.

“Do e realizojmë me bashkëpunimin e popullit, Rama do rrëzohet si e meriton, siç ndodhi kur la basketbollin, para një gjigandi me vendosmëri të përditshme për ti rikthyer fuqinë popullit dhe institucioneve”, tha Meta.

I pyetur në intervistën për FaxNews sesi do shkohet në zgjedhje, meta u përgjigj: “Jam i bindur që ekziston një vullnet i përbashkët për t’u kthyer fuqinë qytetarëve, primaret, referendumi janë shtylla të forta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb