Sekretari i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi me anë të një reagimi në “Facebook” i drejtohet kryetarit të Vorës Agim Kajmaku.

Bardhi thotë se Kajmaku gënjen shqiptarët. Ai nënvizon se Kajmaku duhet të thotë se a shkel dot në Greqi me identitetin Jorgo Toto, emri që ka mbajtur ai në shtetin grek.

Sipas Bardhit, Kajmaku është gënjyer nga Edi Rama se do ta mbrojë Arta Marku. Bardhi thekson se Agim Kajmaku e ka vendin në burg dhe se askush nuk mund ta mbrojë dot.

  • foto galeri

Postimi i Gazmend Bardhit:

Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.

Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi! Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot? Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti?

Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb