Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari shqiptar i cili jeton në një zonë rurale të Shqipërisë dhe dhe është i shqetësuar pasi aty nuk ka asnjë market për të blerë ushqime.

Berisha kërkon krijimin e njësive tregtare ambulante me mallrat ushqimore, higjienës ao ilaçeve për zonat rurale që banorët të plotësojnë nevojat e përditshme.

Sipas tij ka mungesë të madhe të produkteve ushqimore dhe qytetarët në zonat rurale janë të braktisura nga qeveria prandaj Berisha ngre shqetësimin se ata mund të vdesin nga uria

 

STATUSI I SALI BERISHËS

Do shpetojme nga Koronavirusi por do vdesim nga uria!
Qytetari dixhital nga zona rurale denoncon braktisjen e tyre te plote nga narkoqeveria.
Ai denoncon mungesen e madhe te produkteve ushqimore!

Miq, une ju bej thirrje qytetareve te shmangin ne maksimu kontaktet, daljet dhe te respektojne te gjitha regullat e higjenes si rruga me e sigurte per te mbrojtur veten, familjen, shoqerine nga infeksioni.

Une ju lutem shume te dashur qytetare mos i njesoni keto rregulla me Edvin Çekap Masken, Ndrikull Hajni Masken dhe narkoqeverine e tyre te cileve ju nuk doni tju shifni fytyren as bojen por i respektoni ato si nje borxh moral qe kemi ndaj vetes tone dhe njeri tjetrit.

Gjithashtu kerkoj me urgjence krijimin e njesive tregtare ambulante me mallrat ushqimore dhe ato te higjenes dhe ilaçeve per zonat rurale te vendit ne menyre qe banoret e ketyre zonave te plotesojne nevojat e perditshme baze!

Lexoni mesazhin e tij prekes. sb

  1. Berisha pershendetje. Nje shqetesim te madh kemi me kete situat shtet rrethimi jetojem ne zona rulale ku nuk kemi as market per te bler qoft edhe nje pako kryp, cfar duhet te bejem? Kyj i derguari i Zotit kyj i gjati qe per veteceshte ngujuar ne parajsen e Sarajeve re Surrelit as qe ka menduar edhe me sa duket se kalon ne mendje edhe si ve faj se ka shum pune duke bere Jaga ska koh po shiko mos na mbarosh hall se do shpetojem nga corona virusi po do na vdesi nga uria kyj i madherishemi, i plot fuqishmi i shqip folesve kyj qe kaloi dhe pritshmerit e Elisa spiropalit se do ishte Skenderbeu i 2te po kyj doli perendija i dyte. Pa shiko mos flasesh ti e na mbarosh hall se atij i ka fol perendija ne rrez te veshit. Respekte Zoti Berisha Respekte



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb