FIFA ka mundur të evakuojë nga Afganistani 57 refugjatë, pjesë e së cilëve ishin gra e fëmijë. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi kryesor i organit të futbollit, Gianni Infantino.

Ai tha se gratë e evakuara ishin të lidhura me futbollin dhe basketbollin. Ashtu si një javë më parë, ku u evokuan rreth 100 futbollistë dhe familjarë të tyre, edhe ky grup i dytë prej 57 personash janë vendosur në Katar. Lëvizja e tyre nga Kabuli në drejtim të vendit tjetër islamik është mundësuar nga një avion privat.

Në fillim të muajit, Infantino konfirmoi se rreth 165 refugjatë, pjesë e organizatës së çiklizmit është vendosur në mes Katarit dhe Shqipërisë, e për këtë, ai falenderoi kryeministrin Edi Rama.

“Shprehim falenderimin tonë të sinqertë si për Katarin, ashtu edhe për kryeministrin e Shqipërisë, që na ndihmuan në këtë mision humanitar. Me ndihmën e tyre ne zhvendosëm të sigurt, anëtarët e komunitetit të futbollit dhe disiplinat e tjera sportive.

Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë miqve tanë nga shumë shtete të botës, që të ndihmojnë anëtarët e futbollit me viza dhe me lejet e qëndrimit, në mënyrë që ata të fillojnë një jetë të re dhe të sigurt”, tha Infantino.

Gjithashtu, vlen të përmendet se Australia ka evakuar më shumë se 50 atletë afgane dhe të afërmit e tyre, ndërsa disa anëtare të futbollit për femra në Afganistan, kanë përfituar azil në Portugali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb