Ministri i drejtësisë në Egjipt është shkarkuar pasi kishte thënë në televizion se do ta arrestonte profetin Muhamed nëse ai do ta thyente ligjin, koment ky që ngjalli zemërim në të gjithë vendin.

Shkarkimi i Ahmed al-Zendit është konfirmuar nga një deklaratë zyrtare e Qeverisë egjiptiane, shkruan The Telegraph.

“Kryeministri Sharif Ismail ka vendosur që ta shkarkojë ministrin e drejtësisë Ahmed al-Zend nga posti i tij”, ka thënë Zyra e kryeministrisë pa dhënë ndonjë shpjegim.

Al-Zend kishte thënë se do ta arrestonte profetin Muhamed në një intervistë për kanalin Sada al-Balad, dhe kjo kishte zemëruar myslimanët në Egjipt, të cilët kishin reaguar përmes rrjeteve sociale.

Ai ishte pyetur nëse do të arrestonte disa gazetarë të akuzuar për shpifje, dhe përgjigja e tij ishte se do të arrestonte çdokënd.

“Madje edhe nëse do të ishte profeti, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të”, ka thënë Al-Zend.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: