KOLONJË

Kryeministri Edi Rama, nga kolonja, deklaroi se qeveria socialiste do ta bëjë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan. Ai shtoi se bashkia e Kolonjës, do ketë 24 orë ujë në ditë.

“Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm. Do ta bëjmë duke investuar në portin e Durrësit, në Vlorë, në Sarandë. Aeroporti i Kukësit do nisë së shpejti punë, edhe Aeroporti i Vlorës për pak kohë do të fillojë punë, edhe Aeroporti i Sarandës do jetë gati. Do hapim shumë porta për të ardhur në vendin tonë.

Korça është afirmuar si destinacion. Kjo bashki do ketë ujë 24 orë, në të gjithë territorin e saj. Do të investojmë në agro-turizëm. Do investojmë, që të vijnë sa më shumë turistë. Në Rehovë më tregonin se vinin francezë. Ne do shkojmë më larg edhe se kaq. Ne mund t’ia dalim dhe do tejkalojmë tifozllëkun politik, duke parë interesin e përbashkët”, tha Rama.

Edi Rama vlerësoi se qeveria ia ka dalë që të menaxhojë dy kriza, si ajo e koronavirusit, por edhe e tërmetit.

“Mbi pushtetin dhe partitë, është shëndeti i shqiptarëve pa dallim. Ndërsa ne jemi në fazë tjetër të kësaj lufte, me vaksinimin masiv, duhet që secili nga ne të respektojë rregullat ndaj koronavirusit. Çdo sjellje e papërgjegjshme e rrit numrin e infektimeve dhe larg qoftë edhe numrin e jetëve të humbura. Fushata me marshime dhe flamuj solli më shumë të vdekur. Niko Peleshi më thotë se ka njerëz që thonë se pse nuk dalim, sepse ne nuk jemi çetë, ku janë mbledhur lloj-lloj njerëzish pa din e pa iman, që e kanë treguar se çfarë bëjnë në pushtet.

Ne jemi PS dhe nuk tërhiqemi as nga sfidat e mëdha. Mandati i dytë ishte luftë me dy fronte. Kishim tërmetin dhe koronavirusin. Ne punojmë pa ndaluar dhe besojmë tek Shqipëria. Duan ta çojnë Shqipërinë mbrapa, por ne nuk do ta lejojmë këtë gjë. Do ia dalim me armikun e përbashkët”, u shpreh Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: