Pamjet e rënda të sherrit midis reperit Noizy dhe Klevios Ahmetit, i njohur për të gjithë si Cllevio Serbiano kanë bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit.

Mëngjesin e sotëm një sasi lënde plasëse i është vendosur lokalit të reperit të njohur në Durrës. Sherri brutal midis dy reperave erdhi si pasojë e ofendimeve në rrjetet sociale para disa kohësh. Mirëpo, detaje të reja kanë dalë nga kjo histori. Një vit më parë Klevio ka publikuar një video ku ndjek pas babin e Noizyt me makinë, madje ndalon dhe e përshëndet.

“ O xhaxh, po të përshëndes për qejf edhe unë jam një nga ata që djali jot se ka qejf fare, por ti je baba dhe e ke kampion djalin pavarësisht se ne në rrugë. Unë jam Cllevio Serbiano respekte,”-dëgjohet ta përshëndesë Klevio babain e Noizyt në video.

Nga pamjet babai i reperit ka ndaluar makinën dhe e ka dëgjuar, por nuk ka reaguar, vetëm ka bërë një shenjë ok me gisht.

Klevio Ahmeti nuk mbaron me kaq, ai vazhdon në video t’i drejtohet Noizyt duke e “kërcënuar” që ai vjen e të gjen kudo.

“Kupto ti, o Noizy. Babi pra, babi jot. Ishte king edhe unë e kam babin king. Ky jam unë pantera që vij e të gjej,”-thotë reperi.

Më tej ai e përfundon videon duke ndjekur nga pas makinën e babait të Noizyt deri tek shtëpia e tij.

“Hape krahun të kalojë babi i Noizyt dhe unë do ta ndjekë eskortë. Edhe është në besë time derisa të vijë të shtëpia jote,”-përfundon Klevios.

SI KA NDODHUR SHERRI

Ju kujtojmë që, Cllevio, shoku i reperit tjetër Stresi, ka mbërritur në zonë së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Por Rigels Rajku e ndjek pas dhe nis ta godasë edhe tek dera e makinës, përpara se Kleviol Ahmeti të “arratiset”.

Ndërkohë në rrugë ndodhet edhe një mik i Cllevio, i cili po ashtu dhunohet nga reperi dhe miqtë e tij.

Në video shihet momente kur Noizy e godet me grushte, megjithatë pas disa sekondash e lë të lirë. Po ashtu edhe miku i Cllevio, pasi shpëton nga duart e reperit largohet me makinë.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb