Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrin e rindërtimit, Arben Ahmetaj, vizituan mëngjesin e sotëm një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Ndroq.

Familja e përbërë nga 5 anëtarë tashmë kanë një shtëpi të re. Kryeministri ka pyetur gjyshen e shtëpisë “Në rregull shtëpia?”, ndërsa nuk kanë munguar dhe batutat, teksa Rama i ka kërkuar djalit të vogël të familjes të mësojë, pasi ndryshe do të rrijë në kasolle.

Gjyshja: Shumë në rregull, shumë faleminderit.

Rama: Më mirë se ajo që ishte?

Gjyshja: Ajo ishte shembur, ne flinim përjashta.

Pasi u ulën rreth një tryeze dhe e bënë “gëzuar”, Veliaj i dha nga një dhuratë simbolike 2 fëmijëve të shtëpisë.

Kryeministri Edi Rama ndihmoi vajzën e vogël të hapte dhuratën e saj ku në brendësi kishte një libër “ Të fshehtat e anijes fluturuese”, lexoi ai me zë titullin e librin.

E më pas ai shtoi “Të fshehtat e Bashkisë së Tiranës domethënë”, dhe kjo shkaktoi të qeshura në tavolinë.

Kryeministri i dha edhe një mesazh djalit të vogël të familjes “Mëso, bëhu me 10 si motra jote merr shembull nga kjo kingja. Atë dhomën që e ke tani më vete do ta paguash tullë më tullë me 10-ta, përndryshe do rrish në kasolle, do ta marri motra”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb