Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në selinë e PD me ish-Presidentin kroat Stjepan Mesić.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka zbuluar detaje nga biseda me ish-zyrtarin kroat, ndërsa shtoi se Stjepan Mesić e kishte mbështetur në misionin e tij në PD.

“Më uroi së bashku me Partinë Demokratike në misionin tonë dhe shprehu bindjen se ne do ta përmbushim këtë mision.
Takim me mikun e shquar të kombit shqiptar dhe mikun tim të hershëm, ish-Presidentin e Kroacisë, Z. Stjepan Mesić.
Në këtë takim diskutuam për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë por edhe shpresat për ndryshimin dhe të ardhmen.
Po keshtu, diskutuam për zhvillimet në rajon dhe Europë.

Presidenti Mesić më uroi së bashku me Partinë Demokratike në misionin tonë dhe shprehu bindjen se ne do ta përmbushim këtë mision.
Në takim ishte prezent edhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Z. Muharrem Salihu, i cili më dhuroi librin e tij kushtuar Etnografisë së Medvegjes e kostumeve të trojeve të tjera shqiptare.
Po kështu, në takim ishte veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Kroaci, z. Idris Sulejmani.
Takimi ishte i hapur. #sb”, shkruan Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb