Një klient i një dyqani të rrjetit të fast foode-ve MCDONALD’s kërcënoi se do t’i shqyejë zemrën një gruaje dhe do t’ia shërbejë nënës së saj me patate të ftohta, teksa një sherr shpërtheu pas kritikave të tij ndaj stafit.

Burri e quajti gruan, të cilën ai nuk e njihte, një dërrkuce të vogël, teksa në një video që qarkullon në rrjet ai shihet tepër i tensionuar pasi stafi i ka shërbyer patate shumë të ftohta.

Ai bërtet: “Unë do ta shkul zemrën ty dhe do t’ia jap nënës tënde ta hajë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Incidenti ka ndodhur në Wellington, Shropshire dhe ka përshirë dy klientët, me gruan e cila pretendon se ai iu kundërvu pasi ajo i kërkoi me mirësjellje të qetësohej dhe të mos e ofendonte stafin e dyqanit.

Aty shihet edhe i dashuri i gruas, i cili vendos një dorë në gjoksin e burrit të acaruar dhe i kërkon atij të qetësohet.

Ai përgjigjet: “Mos më prek më kurrë, ti dërrkuce e vogël…”.

Një punonjës i McDonald’s më pas përpiqet ta detyrojë burrin të largohet, duke thënë: “Djema, ju lutem largohuni tani”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb