Një Juventus dorëlëshuar mund të konsiderohen orët e fundit të merkatos për bardhezinjtë, që panë të shpenzonin.plotë 70 mln euro për dy sulmues Edon Zhegrovën dhe Lois Opendën. Një Juventus i frikshëm ndërkohë shtohen dhimbjet e kokës për teknikun kroat Igor Tudor që  duhet të menaxhojë një repart ofensiv mjaft të gjerë në numër por edhe në kualitete. Kështu Yildiz, David, Coincecao, Zhegrova, Vlahoviç dhe Openda do duhet të garojnë me njëri tjetrin për 3 vende në formacionin titular të “Zonjës së Vjetër”.

Dita e hënë mund të konisderohet absolutisht si dita më e veçantë e karrierës deri tani për sulmuesin dardan, Edon Zhegrova. Ai u transferua nga Lillë në Torino për 25 mln euro, ndërsa firomos me bardhezinjtë deri në 2030, ku do të përfitojë 2.5 mln euro në sezon. Pas mbërritjes në Torino, ai zhvilloi menjëherë vizitat mjekësore e më pas bëri edhe prezantimin e tij si lojtari më i ri bardhezi. E veçantë ishte edhe takimi me legjendën e Juventus, Alex Del Piero që ishte i ftuari VIP në ambjentet e shtëpisë së Zonjës së Vjetër.

Vetë Edon Zhegrova ndërkohë e cilësoi kalimin tek Juventus si një ëndërr të bërë realitet:

“Të jem i sinqertë është një ëndërr e bërë realitet. Ky është një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time, jam shumë krenar e njëkohësisht i nderuar që do të mbajë veshur këtë fanellë. Do ta vesh fanellën e Juventusit plotë krenari dhe do të jap më të mirën time për të mirën e skuadrës”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: