Një mesazh kërcënues ka mbërritur në celularin e shefit të krimeve në komisariatin e Gramshit, Sokol Novaku. Persona të paidentifikuar e kanë kërcënuar me jete zyrtarin e policisë, duke i shkruar se ‘do ta djegin të gjallë’.

“..Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. I ke ditët e numërume,”– shkruhet në mesazhin që ka marrë Sokol Novaku ne numrin e telefonit qe përdorte për punën. Pas këtij mesazhi zyrtari i policisë ka depozituar në Prokurorinë e Elbasanit kallëzim për kërcënimin e marrë.
Ndërkohë në drejtorinë vendore të policisë Elbasan në bashkëpunim të ngushte me prokurorinë e rrethit është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se po zbardhen të gjitha tabulatet telefonike të oficerit të policisë Sokol Novaku për të bere te mundur identifikimin e autorit të mesazhit kërcënues.

Sokol Novaku ishte transferuar prej pak ditesh në detyrën e shefit të krimeve në komisariatin e policisë Gramsh, ndërsa më herët ka qenë Shef i komisariatit numër 2 në kryeqytet dhe shefi i Sektorit të Lëndëve Narkotike në Drejtorinë Vendore te Elbasanit ku qëndroi për 4 muaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb