KOSOVA

Mediat kosovare raportojnë se është anuluar takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinajt si kryetar i AAK.

Nuk bëhet me dije arsyeja pse është anuluar dhe kush ka kërkuar diçka të tillë.
Hoti dhe Haradinaj, bashkë me Fatmir Limajn do të takoheshin sot për të sqaruar pasaktësitë e partië koalicioniste ndaj qeverisë.

Haradinaj ka pasur haptazi kritika nga qeverisë Hoti për dialogun me Serbinë dhe çështjen e pandemisë. Madje LDK ende nuk e ka mbështetur shpalljen e kandidaturës së tij për President të Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb