“Shpresoj që të mësojë të luajë sa më shpejt tavëll”, uron 89-vjeçari Berni Ekleston. Mesazhi i është drejtuar djalit të tij që pritet të lindë në korrik. Pas 40 viteve në krye të Formula 1 dhe tre në pension, “supremi”, siç njihet në botën e motorëve, ka vendosur që të ketë një trashëgimtar tjetër.

Mamaja është avokatja braziliane Fabiana Flosi, 45-vjeçare me origjinë italiane, dhe do të bëhet nënë për herë të parë me burrin me të cilin u martua në vitin 2012. Nga bashkëshortja e parë, Ivi Bamford, Ekleston pati një vajzë, Deborah, që sot është 65 vjeçe dhe do të bëhet gjyshe së shpejti. Martesa e dytë qe me Slavica Radiç në vitin 1984, me të cilën ka Tamarën 35-vjeçare dhe Petra, 31 vjeçe, të dyja personazhe të njohura në botën reality-shoë në ishull.

Sipas oldest.org, Ekleson, që do të festojë 90-vjetorin më 28 tetor, do të jetë burri i pestë më i moshuar që do të bëhet baba. Por njeriu që ka një pasuri prej më shumë se 3 miliardë eurosh nuk duket i shqetësuar. “Shpresoj që im bir të mos ketë asnjë interes për Formula 1”, ka komentuar ai duke bërë shaka me moshën: “Që kur ika nga Formula 1, kam patur më shumë kohë për të bërë praktikë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb