Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, vijon sot rrëfimi i 18-vjecares nga Korça, e cila pak ditë më parë denoncoi të atin për ngacmim seksual.

Vajza që mundi të regjistronte edhe një përgjim audio teksa i ati i kërkonte marrëdhënie seksuale, duke i premtuar se do ndjehej mire, tregoi me detajë gjithë cfarë ndodhi natën kur shkoi të vizitonte.

Ajo pranoi se atë natë babai konsumoi hashash dhe tregoi si ka mundur t’i shpëtojë sulmit seksual. Vajza thotë se ka mundur të regjistrojë ngacmimet me celular dhe ia ka derguar bisedat shoqes së saj.

“BalkanWeb” publikon pjesën e dytë të rrëfimit të vajzës

Ti nuk u ndjeve mirë kur piu hashash?
18-vjecarja: Po, ka pirë shumë, kur mbylla dritën unë ai filloi të fliste përcartë, në ato momente unë i them shoqës time, i shkruaj se kam frikë. Më thoshte fli gjumë se të bëj unë masazh, i thashë jo se fle vetë nuk e kam të nevojshme.

Ti nga se kishe frikë të ka ngacmuar edhe më parë?
18-vjecarja: Jo nuk ka ndodhur kurrë më parë…

Je e sigurt?
18-vjecarja: Po jam e sigurt

Si e regjistrove bisedën dhe si ia dërgove shoqes?
18-vjecarja: Më tha do flesh gjumë dhe nuk do ndjehesh, do flesh një gjumë shuëm të thellë, atëherë i shkruaj shoqes dhe i them mos fli gjumë se kam shumë frikë nga babi.

Nëse do kishe dalë nga shtëpia mund të ishte shmangur…
18-vjecarja: Nuk kisha mundësi se ai më ndiqte edhe në tualet…

A bënte ai biseda banale në familje?
18-vjecarja: Kur godiste mamin po…

Cfarë ndodhi më pas?
18-vjecarja: Nëse do flisja keq do ishte në dëmin tim

Deri kur kanë zgjatur bisedat?
18-vjecarja: Deri në orën 4 të mëngjesit

Si ke rezistuar?
18-vjecarja: Nuk u tregova agresive, rezistova

Ty të flihej gjumë apo për shkak të tymit?
18-vjecarja: Po e para..

Po ai pse nuk flinte?
18-vjecarja: Ai donte të më vinte mua në gjumë

Në 4 të mëngjesit cfarë ndodhi?
18-vjecarja: Më mori në telefon shoqja dhe i thashë dërgo atë shokun . Atij I thashë do ikja në punë. Ai këmbëngulte, më thoshte ku do shkosh, tani je shumë e lodhur, je pa gjumë

U tregua agresiv?
18-vjecarja: Jo thjesht me fjalë këmbënguli

Kuptoi që e kishe regjistruar?
18-vjecarja: Nuk e besoj

Pse fjetët në një krevat?
18-vjecarja: Po dhoma tjetër ishte bosh, se 1 krevat ka ai, Mua më vuri në krevat dhe vetë fjeti poshtë

Sa larg ishit?
18-vjecarja: Mund të ishim jo dhe shumë larg

Tentoi të të vinte në krevat?
18-vjecarja: Jo jo asnjëherë

Si vendose ta denoncosh?
18-vjecarja: Nuk mund ta mbaja sekret që ai donte të bëntë dicka me mua. Unë shkova te babai dhe jo te një pedofil

Si u ndje mami?
18-vjecarja: Edhe për një nënë nuk ishte e lehtë ta dëgjonte

Sa e mendove para se ta dërgoje në polici?
18-vjecarja: Nuk e mendova fare, ishte dicka që duhej bërë

vijon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb