Pas deklaratës se ministres së Integrimeve Evropiane, Blerim Reka se qeveria do të bëjë kompromis me Serbinë, vjen një reagim i ashpër nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e ministres Reka.

“Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet kjo gjë. Këto deklarata dhe sjellje të rrezikshme politike të Qeverisë së Mashtrimit, njëherë me heqje të taksës e tash me ofertën e qasjes në Adriatik, prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërkohë, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të Rekës. Sipas PDK-së, deklarimet e Rekës janë rrezikshme për shtetin e Kosovës.

“Si kompromis për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, Ministri i Vetëvendosjes ka propozuar që Serbisë t’i hapet korridori për daljen në Detin Adriatik. Kjo ide e Ministrit të Vetëvendosjes është rehabilitim i të gjitha përpjekjeve historike serbe, që nga Naçertanje, luftërat ballkanike, projektet e Nikola Pashiqit, Jovan Cvijiqit, e Ivo Andriçit, për ta zhbërë jo vetëm Kosovën, por edhe shtetin shqiptar”, thuhet në reagimin e PDK-së./Gazeta Express
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: