Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, reagon ashpër pas fyerjes që kryebashkiaku Erion Veliaj i bëri gazetarit Elio Laze, teksa i tha se “Do ta dhjes më keq po vazhdove”, duke mos e lejuar kështu që t’i bëjë pyetje.

Përmes një reagimi në “Facebook”, ku publikon edhe përplasjen e Veliajt me gazetarin, Balliu shkruan se ky është një akt barbar, i frymëzuar nga edukata banditeske e Rilindjes.

“Lali lavatriçja, në një akt të paprecedentë SULMON dhe KËRCËNON hapur gazetarin që ishte në punën e tij.

Ky akt barbar, i frymëzuar nga edukata banditeske e Rilindjes duhet NDËSHKUAR. Kërcënimi ndaj gazetarit dhe medias është i pafalshëm.

I bëj thirrje institucioneve të marrin masa për këtë sulm ndaj gazetarit, e që ngjall neveri për çdo qytetar.

Lali lavatriçja duhet të largohet urgjentisht nga detyra dhe të hetohet për këtë sulm banditesk”, shkruan Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb