Drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin sportiv “Panorama Sport”, në “Panorama TV”. Ai foli për titullin, festën, planet e ekipit, si dhe komentoi deklaratat negative për klubin e kuq.

“Emocionet e mia për titullin i kanë parë të gjithë pasi ra bilibili i fundit. Janë disa ndjesi që nuk shpjegohen me fjalë. Shpërtheva në lot gëzimi për të gjitha emocionet por edhe për trofeun që u ngrit, kënaqësia është e dyfishtë. Rezultatet janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, pjesëmarrja në Europë na jep shume të ardhura. Shumë pak njerëz besonin që do tja dilnim, shumë të tjerë  harrojnë që Partizani ka udhëhequr kampionatin për shumë gjatë. Momenti kyç kur e denim që do të fitonim shte pas barazimit të Tiranës me Bylisin. Kjo është një garë që ka vetëm një fitues.

Edhe nëse do të humbnim do vazhdonte projekti, e kemi pasur të qartë se çfarë do të vijonte. Kolela mund të bënte më mirë ashtu si dhe un apo pjesa tjetë,  ne rritemi me kompaninë, ne prodhuam dhe morëm rezultat të mirë pozitiv. Në rast se rregulloret e thonë se jemi fitues ashtu është, ka praktika të ndryshme në futbollin Europian. Do doja të përballesha në një finale me Tiranën për çështje krenarie, Kolela tha e kam të lehtë të përballem me një ekip si Tirana se sa me ekipe të tjera. Vetë emri i skuadrës ta jep atë presion, që në fillim të kampionatit ishim me synim të qartë, nuk mund ti shmangesh. E njoh mentalitetin e Kolelës dhe ka dashur të largojë presionin nga futbllistët, trajneri diti ta rregullonte situatën dhe ta kalonte të gjithë përgjesinë tek vetja për të çliruar djemtë. Në janar dhe në fillim të shkurtit kemi pasur momente të vështira, u largua Bitri dhe Skuka, ishte problem shitja e dy shtyllave. Koha është ilaçi kryesor më futboll, këto javë kanë qenë problematike, por skuadra u rrit dhe kjo vihet re. Detyra ime dhe e të gjithëve është të jesh i bashkuar. Ky ka qenë sekreti ynë, kemi qenë në kohezion dhe skemi kaluar tensione. Derbi është i çuditshëm, dhe mund të jesh në top formë por smund të fitosh. E përballuam mirë derbin, morëm gol kur se prisnim, por nuk ishte një humbje, ishte një pikë që na mbajti dy pikë larg nga titulli. Njerëzit të thonë çfarë të duan dhe të mendojnë si të duan, titulli është mëse i merituar.

Rezart Dabulla tha që Tirana u vodh, çfarë keni për të thënë?

Më vjen keq që njerëz të futbollit bëjnë deklarata emocionale, ndoshta nën avuj të gatimeve tradicionale apo nën avujt e pijeve alkolike. Një njeri që është pjesë e sportit nuk mund të komentoj në këtë lloj mënyre. Kam marrë shumë urime nga klube të rajonit, kolegë. Tirana s’na ka uruar. Ka gjithmonë vend për përmirësim, njerëzit presin të bëjmë namin,por ne do bëjmë dy tre ndërhyrje të vogla. Ne kemi bërë një plan, kemi disa emra, preferoj emra nga brenda kampionatit shqiptar. Ne kemi një organikë të pasur, preferoj të jenë shqiptar jo të huaj. Organizimi të fillojmë sa më shpejt nga puna, ka qenë sezon i mundimshëm. Është e nevojshme pushimi. Ne tentojmë të shkojmë sa më larg në Europë, është merita e djemve dhe presidencës për arritjen e çdo gjëje në këtë sezon”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: