TIRANE

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me kërcënimin e bërë në adresë të tij përmes një mesazhi në telefon.

“Nuk janë tema që më shqetësojnë, as me interesojnë. Ç’ka më intereson është dhënia e një shtyse të re procesit qeverisës për një përfundim me sukses të këtij mandati, shtysë e cila fillon me ligjin special kundër të gjithë atyre që janë shpërndarë në territore të caktuara dhe kujtojnë se llogaritë i kanë të mbyllura, po i kanë të hapura dhe tani është koha të bëhen llogaritë për pasuri të vëna në mënyrë kriminale. Kjo është ajo që më intereson”, tha shefi i qeverisë.

Kujtojmë se Antiterrori arrestoi pak ditë më parë të riun Andrea Kurti i cili mësohet se i kishte dërguar mesazhi kërcënuese kreut të  qeverisë. Në një prej mesazheve kërcënuese personi i arrestuar i shkruante Ramës: “Do të të fus plumbin ballit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb