Pas deklaratave kërcënuese të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, se do të hapë portat për refugjatët, është vënë menjëherë në lëvizje Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Greqi.

“Nëse Turqia hap kufijtë, nuk e di çfarë do të ndodhë me Greqinë”, ka thënë më tej Erdogan.

Mediat greke shkruajnë se gjithashtu është zhvilluar një takim i jashtëzakonshëm me Shefat e Shtabit të Greqisë në Pentagon.

Në këtë takim Shefi i Shtabit të përgjithshëm gjeneral Konstantinos Floros , vuri theksin tek një sërë masash , fokusi i të cilave ishte rritja e sigurisë së kufirit në verilindje të vendit.

Shefat e Shtabit të Përgjithshëm vendosën për rritjen e gatishmërisë së Forcave të Armatosura, ndërsa dhanë udhëzime të veçanta për raportim të menjëhershëm të incidenteve nga njësitë kufitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb