Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ftuar në emisionin “Opionin”News24 foli për zhvillimin e protestës së thirrur nga opozita ditën e sotme si dhe seancën plenare që do të mbahen në të njëjtën orë.

Vasili u shpreh se do të jetë brenda dhe jashtë Parlamentit, teksa ka shtuar se protesta e sotme do të jetë më e madhja politikisht.

“Do të jem brenda dhe jashtë Parlamentit. Një masë e madhe qytetarësh do jenë jashtë për ti dhënë mesazh që askush nuk e merr dot peng Parlamentin. Rama apo tenton por nuk e merr dot. Republika Parlamentare është atje dhe të tjerët janë atje në funksion të saj.

Në lidhje me skenarin të shohim dhe reagimet e tyre. Tre javë më parë janë dënuar unë, pas meje 13 deputetë të tjerë. Deputetët më aktivë janë përjashtuar.

Deputetët e opozitës nuk i merr njeri nëpërkëmbë. 750 mijë qytetarë i ka dhënë të drejtat për të qenë në krye”, tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb