Ora po afron dhe Korça sa po vjen dhe po gjallërohet për natën e dytë të Festës. Në orën 8 ka nisur koncerti me këngëtarë shqiptarë e brazilianë të ndarë në dy skena tek terminali i autobusave dhe Pazari i Vjetër.

Qytetarët thonë për mikrofonin e Neës24 se do të vijnë çdo ditë në festë teksa e pranojnë se këtë vit ka shumë ndryshime, po ashtu veçojnë rregullin e disiplinën nga organizatorët.

 

QYTETARI 1: Hera e parë që vijmë. Jam nga Korça. Një vit qëndruam të mbyllur në Greqi.

QYTETARJA 2: Pardje erdhëm nga Greqia, ë ftojmë festën e Birrës, me shumë gëzim, ka disiplinë dhe rregull. E kemi ndjekur nga televizori, pork a qenë pandemia. Vitet e tjera kemi ardhur. Do të qëndrojmë nja 10 ditë për pushime dhe do të ikim. Do të vijmë prap, çdo ditë.

QYTETARI 3: Nga Athina, Greqia kemi ardhur. Jam nga Korça. Si kjo që po ndodh këtë vit jo. Kam qenë më parë, por si këtë vit s’ka qenë. Më kishte munguar shumë kjo festë. Do të qëndrojmë derisa të mbarojë festa. Muzika dhe birra janë të veçanta.

QYTETARI 4: Nga Korça. Kemi vite që vijmë këtu, me shoqërinë dhe familjen. Nuk është njësoj, por duket që po merret ajo rutina që ka qenë e Birrës në përgjithësi. Ne i frekuentojmë të dy, por për shkak të këngëtarëve këtu më me zë se aty tek Pazari.

QYTETARJA 5: Nga Korça jam. Korçare jam po s’kam dalë ndonjëherë, pork am dalë tani. Ambient shumë i bukur, s’dimë si ta përshkruajmë. Festa është shumë e mirë, njerëzit janë të mrekullueshëm. Shumë gjë e mirë, e kënaqshme.

Këtë vit Festa e Birrës Korça ka patur një pjesëmarrje si asnjëherë më parë si eventi më i madh festiv veror në Shqipëri që mbledh vendas korçarë, shqiptarë nga të gjitha trojet dhe turistë nga e gjithë bota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb